Busquets: Xavi, më i miri në historinë e Spanjës

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thurrur elozhe për bashkëlojtarin e tij te katalunasit Xavi Hernandes, duke thënë se ai është lojtari më i mirë në historinë e Përfaqësueses së Spanjës.

“Sipas meje, ai ka qenë lojtari më i mirë në histori të Spanjës. Ne kemi një shoqëri të mirë dhe merremi vesh shumë lehtë. Është një lojtar i madh”, ka deklaruar Busquets. /Gazeta Olle