Bunjaku: Treguam kreativitet të lartë, por kemi ende punë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, në fitoren ndaj Guineas 2:0.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, sidomos në pjesën e parë. Ishte pjesa më e mirë që e kemi luajtur prej që unë jam përzgjedhës. Kemi treguar kreativitet të lartë. Bernard Berisha? Shumë i rrezikshëm në ofensivë dhe që bënë kërcënime në vazhdimësi”, tha Bunjaku për Supersport Kosova.

“Besoj dhe shpresoj që Federata të vazhdojë edhe një ndeshje në nëntor, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë”, vazhdoi ai. /Olle