Bunjaku shpall listën të hënën, zbulohet risia e madhe

 

Kapiteni që fitoi zemrat e tifozëve me shpirtin luftarak të treguar në ndeshjet miqësore, do të rikthehet sërish në Përfaqësuesen e Kosovës.

Është përzgjedhësi, Albert Bunjaku, që ka vendosur ta rikthejë Rashkajn pas tri vitesh mungesë.

Gazeta Olle mëson në burime të saja pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, se Aneli bënë pjesë në listën e Bunjakut për ndeshjen me Turqinë.

Rashkaj

Gazeta ka provuar të marrë një konfirmim nga lojtari, por ai nuk lajmërohej.

Mesfushori defansiv u rikthye në janar në elitën e futbollit suedez, duke iu bashkuar skuadrës AFC Eskilstuna, dhe që nga atëherë ka luajtur titullar në të gjitha ndeshjet.

Lojtari i lindur në Prizren, kishte luajtur në ndeshjet e para miqësore të Kosovës, por largimi nga elita e futbollit norvegjez me Sandnes ULF, kishte bërë që ai të mos ftohej më.