Bunjaku: Kosova duhet të kualifikohet në EURO 2020

Albert Bunjaki thotë se qysh moti e ka parashikuar kualifikimin e Kosovës në “Euro 2020” dhe se parashikimi i tij beson se po shkon drejt realizimit.

Duke folur në emisionin “Favorit” në T7 ish-përzgjedhësi tha se Kosova mund të shkojë në “Euro 2020” përmes vendit të dytë në grupin kualifikues, të cilën pozitë Bunjaki beson se “Dardanët” mund ta zënë.

“Kosova ka një agjendë mjaft të mirë, kjo është e rëndësishme. Mendoj që Kosova duhet domosdo të befasojë, por nuk janë Kombëtare të lehta në Grupin A”.

“Ne duhet t’i kemi prioritet që të kualifikohemi përmes Ligës së Kombeve, mundësia më e mirë është me ballafaqimin me Maqedoninë e më pas kushdo që bie në finale. Nëse rriten lojtarët që kemi, nëse vazhdojnë të luajnë në ekipet e tyre, po do të kualifikohemi në Euro 2020”.