Bunjaku: Gjilani do të bëhet me akademi të futbollit

Qyteti i Gjilanit do të bëhet me akademi të futbollit.

Kështu ka thënë ish-futbollist kosovar Nexhmedin Bunjaku në një intervistë, për ‘Radio Kosovën’.

Bunjaku tash e disa vite jeton në Holandë. Ai do ta hap akademinë me disa bashkëpunëtorë të tij. “Synojmë që të bëjmë një akademi profesionale. Do ta caktojmë edhe lokacionin me Komunën se ku do të ndërtohet akademia. Pretendojmë që të sjellim sa më shumë menaxherë të huaj, në mënyrë që të nxjerrim talente edhe për Evropë”, ka thënë ndër të tjera Nexhmedin Bunjaku. Akademia do të emërohet Olympique Lyon.