Bunjaku fton Bekajn për Kosovë – Burkino Faso

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka ftuar për herë të parë portierin e ri të Prishtinës, Visar Bekaj, i cili shkëlqeu në stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Bekaj. Kosova në fillim të shtatorit pret Burkina Fason.

“Jam i privelegjuar dhe i nderuar me ftesën, më shumë për faktin që në këtë moshë jam i ftuar, dhe besoj se krenar ndihet edhe klubi i Prishtinës, e po ashtu edhe trajnerët Bahri Berisha, që ka punuar më së shumti me mua dhe më ka propozuar për Prishtinë. Pastaj, me trajnerin Ahmet Beselica, që tani punoj me të, Bylbyl Sokolin që ka pasur besimin të më japë rast dhe Ramiz Krasniqin që vazhdon të më besojë”, deklaroi Bekaj për GazetaOlle.com.