Bundesligë e çmendur, gjashtë skuadra sot mësojnë fatin se cilat do të largohen në Bundesliga 2

Si kurrë më parë një javë e çmendur do të ndodh sot në Bundesligën gjermane. Kështu, të shtunën luhet java e fundit.

Gjashtë skuadrat e fundit në renditje, kanë ende shpresa për mbijetesë, dhe asnjëra ende nuk është larguar matematikisht nga Bundesliga.

Gjithçka do të vendosin takimet e sotme. Skuadrat janë këto:  Hertha Berlin 35 pikë, Freiburg 34, Hannover 34, Stuttgart 33, Hamburger 32, dhe Paderborn 31.

Të shtunën takohen: Hannover – Freiburg, Hoffenheim – Hetha Berlin, Paderborn – Stuttgart, Hamburger – Schalke 04.