Bundesliga kujton golin e “çmendur” të Milot Rashicës

Për rreth dy muaj të gjitha kampionatet janë pezulluar për shkak të koronavirusit.

Bundesliga për të freskuar me tifozët nga montonia e përditshme, ajo përmes faqes zyrtare në rrjetin social ‘Instagram’ ka kujtuar ka kujtuar super-golin e Milot Rashicës kundër Augsburgut edicionin e kaluar.

Në fitoren 4:0 të Werder Bremenit ndaj Augsburgut, futbollisti i Kosovës, Rashica kishte shënuar dy gola, në ‘Weserstadion’.

Megjithatë, njëri prej atyre dy golave ka mbetur ende në kujtesvn e tifozëve të futbollit gjerman.

“Kundërsulmi, shtirja, goditja – ka shumë gjëra për t’i dashur te ky gol i bukur në Bundesliga nga Milot Rashica”, shkruhet në videon e publikuar nga Bundesliga.

Ndryshe, Rashica është futbollisti kryesor i Werder Bremenit, derisa në verë pritet të shihet për mbi 30 milionë euro.

VIDEO: