Bukuria e prezantues tonë bie edhe në sytë e legjendës së Arsenalit

Bota ka sytë kah Rusia, atje ku sot ka nisur Kampionati Botëror.

Por jo edhe legjenda e Arsenalit, Ian Wright, që kokën e ka kthyer kah Kosova.

Një fotosesion i moderatores së sportit në Klan Kosova, Maki Bajrami, ka bërë që në mes komenteve të shumta në Instagram, një ta bëjë edhe Wright.

MAKI-4

Një top, globi dhe Kupa e Botës, kanë qenë emotikonët që ai ka lënë poshtë fotografisë së moderatores së Sports Show e cila poashtu do të jetë nikoqire edhe e emisionit mujor, “Minuta e Botërorit” bashkë me Emanuell Sylën.

MAKI-1