Bujar Idrizi operohet me sukses: Faleminderit Zot!

Mbrojtësi i Llapit, Bujar Idrizi është operuar.

Idrizi ishte lënduar në ndeshjen miqësore ndaj Trepçës 89 në fazën përgatitore, shkruan Gazeta Olle.

“Faleminderit Zotit, gjithçka kaloi me sukses”, ka shkruar Idrizi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se 27 vjeçari ishte transferuar te Llapi në janar të këtij viti nga skuadra e Kukësit.