Bujar Idrizi i shënon gol Fenerbahces, Kukësi barazon

Kukësi është pa asnjë dyshim skuadra më në formë e Superiores në vitin e ri, duke gjykuar nga ajo që po bën në Turqi.

Pas dy fitoreve rresht ndaj skuadrave me emër në Suerligën turke, sot kampionët në fuqi ndalën te barazimi Fenerbahçen  2:2, ose më saktë Fenerbahçe ndali Kukësin.

Në pjesën e parë skuadra e drejtuar nga Peter Pakult bëri “çmendurinë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë.

Kampionët e vendit kanë ndëshkuar vendasit me anë të Bakajt dhe Idrizit. Fillimisht ishte Bakaj që falë meritës personale arriti që të shënonte një supergol nga jashtë zone.

Vetëm pak minuta më pas ishte Bujar Idrizi, i cili realizoi dhe golin e dytë.

Pas ekzekutimit të një goditje dënimi lojtarët e Fenerbahçes nuk larguan dhe Idrizi u tregua i saktë.

Fenderbahce barazoi me dy penallti.

Sulmuesi Fernandao barazoi, ndërsa në minutat e mbetura nuk pati më gol, edhe pse Kukësi rrezikoi sërish me Musollin.

VIDEO