Buffon: Nuk shkojmë në Berlin sikur turistë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me kualifikimin në finale.

“Ne nuk do të shkojmë në Berlin si turistë. Jam shumë krenar për shokët e mi dhe për tifozët, është një arritje e madhe”, theksoi Buffon për “Mediaset”.

Ai ishte njeriu i ndeshjes sipas mediave italiane, që e vlerësuan me notën 7. /Gazeta Olle