Brozovic “heshtë” Milanin, Interi në epërsi

Interi ka zhbllokuar derbin ndaj Milanit në “San Siro”.

Zikaltërit kanë realizuar me mesfushorin Marcelo Brozovic, përcjellë “Olle”.

Kroati realizoi pas një devijimi të futbollistëve kuqezinj për 1:0.

Fillimisht, gjyqtari kontrolloi VAR-in por më pas pranoi golin.

Kishte dyshime se Lautaro Martinez ishte aktiv në pozitën jashtë loje, mirëpo goli ishte i rregullt pasi që ai as nuk e preku topin e as nuk e pengoi portierin e Milanit. /Gazeta Olle/