Broja: Ndjenjë e veçantë që të jem pjesë e këtij derbi

Rron Broja ka luajtur dje në derbin e Tiranës si titullar.

Ish mesfushori i Trepçës 89, ishte nga futbollistët më të dalluar në derbin që fitore arriti skuadra e tij, Partizani me rezultatin 2-1, ndaj Tiranës, shkruan Gazeta Olle.

Broja ka dhënë një prononcim pas ndeshjes për “Panoramasport”, ku ka përshkruar ndjenjat e tij për këtë derbi.

“Ishte ndjenjë e veçantë që të jem pjesë e këtij derbi. Jam shumë i gëzuar që arritëm të triumfonim dhe këtë fitore ua dedikoj tifozëve tanë”, është shprehur ai fillimisht.

“Ishte periudhë e vështirë, sepse nuk e nisëm shumë mirë sezonin. Besoj se me këtë fitore të arritur, do ngjitemi në tabelë, por do rritemi edhe moralisht për të vijuar më tej me paraqitje sa më pozitive”, ka vijuar mesfushori 23-vjeçar.

Numri 4? “Besoj se po më sjell fat. E njoh Ertan Demirin dhe për këtë e kam zgjedhur edhe që të mbaj numrin katër në fanellën e Partizanit”, ka përfunduar futbollisti i të kuqve menjëherë pas derbit kundër Tiranës, në dalje të stadiumit “Selman Stërmasi”.