Britania e Madhe – Shqipëria, përfundon me 86 pikë diferencë

Britania e Madhe e ka turpëruar Shqipërinë, në kualifikimet për Kampionatin Evropain në basketboll, në konkurrencën e femrave.

Britania e Madhe ka fituar ndaj Shqipërisë me 86 pikë diferencë, 122-36.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian në basketboll në konkurrencën e femrave.
Vashat e Shqipërisë i kanë humbur të tria ndeshjet e zhvilluara në grupin C, në të cilin ndodhen së bashku me Britaninë e Madhe, Malin e Zi dhe Italinë.