Brazilianet vërshojnë vollejbollin kosovar

Brazili njihet për talentë në futboll, por në Kosovë do të zbarkojnë hiq më pak se shtatë volejbolliste.

Janë tri skuadra kosovare që kanë transferuar braziliane, M-Technologie, Prishtina dhe Ferizaj.

Krahas tyre, skuadra e Dritës ka transferuar dy amerikane, ndërsa e Skënderajt një kamerunase, shkruan Gazeta Olle.

Të paktën, nëse jo për cilësi, ardhja e lojtareve nga Amerika dhe Afrika, mund të kthejë sadopak shikueshmërinë në elitën e volejbollit kosovar.