Brazili fitues i Kupës së Amerikës 2019

Brazili është kampion i Kupës së Amerikës për edicionin 2019.

Brazilianët kanë fituar në finalen ndaj Perusë me rezultat të pastër, 3:1, përcjellë “Olle”.

Ishte një 90-minutësh dramatik që u vulos vetëm në minutën e 90 nga vendësit.

Brazili kaloi në epërsi me Everton, por rezultati u barazua nga Guerrero.

Epërsinë e dytë vendësve ua solli Gabriel Jesus dhe pjesa e parë u mbyll 2:1.

I njëjti futbollist u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë, por Richarlison nga penalltia në minutën e 90 i dha vulën përfundimtare rezultatit të finales.

Kjo ishte hera e pestë që Brazili e fiton Kupën e Amerikës në pesë rastet kur e ka organizuar atë, derisa është trofeu i nëntë në histori të Kombëtares. /Gazeta Olle/