Borussia i kthen përgjigjen Atletico Madridit për Xhakën

Mediat e huaja ditë më parë, bënë bujë me lajmin për interesimin e Atletico Madridit për mesfushorin kosovar të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.

Tani është skuadra gjermane, që kthen përgjigje në lidhje me këtë. Drejtori sportiv i Borussias, Max Eberl, deklaroi se Xhaka nuk do të largohet për asnjë skuadër nga Gladbachu.

“Granit e ka vazhduar kontratën gjashtë javë më parë. Ai nuk e dinë nëse Atletico po e kërkon. Ne kemi vazhduar me të, dhe Xhaka mbetet tek ne 100 për qind”, deklaroi Eberl për ‘Sky’, përcjell GazetaOlle.com.

Xhaka ka vazhduar kontratën deri ën vitin 2019. “Ne do ta mbajmë atë të lumur. Duam ta luajmë këtë sezon deri në fund, pastaj do të ulemi së bashku. Kjo është bërë në pajtim me të dhe këshilltarin e tij.  (Gazeta Olle)