Borussia Dortmund e tregon çmimin e Aubameyang

Borusia Dortmund kërkon 69 milionë euro (60 milionë funta) nga Arsenali për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Skuadra londineze shpreson ta transferoj gabonezin gjatë afatit kalimtar të janarit, por oferta e tyre sillet rreth 51 milionë euro (45 milionë funta), shkruan Indeksonline.

Megjithatë, sipas Bild, dy skuadrat mund të arrijnë marrëveshje me një çmim mesatar.

Aubameyang aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë me 13 gola të shënuara.