“Bombë” nga Trepça ’89: Nuza, Berisha e Selimaj janë gjyqtarë të korruptuar

Trepça ’89 reagon ashpër pas ndeshjes me Llapin, ku u eliminua nga Kupa e Kosovës.

Mitrovicasit insitojnë që treshja e gjyqtarëve, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, erdhi me tendencë për të kualifikuar ekipin mysafir tutje, përcjellë Gazeta Olle.

“Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të përfaqësojnë futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare. Trepça ’89 dyshon që kjo treshe e gjyqtqarëve është korruptuar nga individë të caktuar”, shkruan mes tjerash 89-shi.

Kampioni i Kosovës i ka kërkuar FFK-së që të hapë sytë dhe të marrë hapa konkret për parandalimin e referimëve të dobëta dhe tendencioze.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë për shtyp të klubit mitrovicas. /Gazeta Olle/

27867671_980071518807238_3475615111168296225_n