“Bombë” nga Reali, të hënën prezanton dy super-futbollistë (FOTO)

Theo Hernandez dhe Jesus Vallejo do të prezantohen të hënë si lojtarë të Real Madridit.

Gjatë kësaj jave Real Madrid dhe Atletico Madrid do të zyrtarizojnë marrëveshjen për mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez.

Lojtari pritet që të hënën të prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit, kur edhe do të fillojnë stërvitjet për sezonin e ri.

Përveç tij, të hënën si lojtar i Real Madridit do të prezantohet edhe mbrojtësi spanjoll, Jesus Vellejo.

Lojtari u transferua nga Reali para dy viteve, por qëndroi në huazim sezonin e parë në Zaragoza, ndërsa sezonin që lamë pas ishte në Gjermani të Eitracht Frankfurt.

Mesfushori spanjoll që kërkohet nga Reali, Dani Ceballos dhe agjenti i tij janë takuar sot me drejtuesit e Betisit, ku kanë folur rreth të ardhmes.

Pas takimit, Ceballos nuk ka treguar asgjë rreth takimit, por ka thënë se pas dy javësh do të tregojë vendimin e tij.

“Ai që vendos jam unë. Pas dy javësh do të flas sërish”, tha Ceballos gjatë largimit nga Betis.