‘Bombë’ nga Katalunia: Messi Largohet nga Barcelona me parametra 0!

Lionel Messin mund të largohet nga Barcelona me parametra 0, është lajmi që e lancon e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’. Kontrata e yllit të Argjentinës ka një klauzolë të shkruar në të, duke treguar se ai mund të largohet falas, nëse Katalunia e shpall pavarësinë e saj.

Messi aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila u nënshkrua në fund të vitit 2017, por nëse oferta e pavarësisë katalunase do të ishte e suksesshme, 30-vjeçari do të vihej në dispozicion të kujtdo, si një transferim i lirë.

Image result for messi

Pra, situata politike në Kataluni ka përfshirë edhe Lionel Messin, i cili ka rënë dakord me shkrim për rinovimin e kontratës multimilionëshe për të vazhduar në Barcelonë, por vetëm në qoftë se pavarësia e Katalunisë e lejon atë për të luajtur në një ligë prestigjioze.

Image result for messi

Sulmuesi i Barcelonës ka prezantuar një klauzolë në marrëveshje, sipas të cilës, do të luajë në Barcelonë vetëm nëse klubi mbetet pjesë e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të kontinentit: ligat angleze, gjermane, franceze, ose spanjolle. Ky opsion i fundit është i papërshtatshëm me Ligjin aktual të Sportit.

Image result for messi

“El Mundo” shkruan se klubi katalanas do të paguajë për Messin një shpërblim bruto prej 100 milionë eurosh, që do të shpërndahet gjatë sezoneve të ardhshme. Kjo shumë e shtuar në kartelë do të dërgojë në 35 milionë euro neto fitim në vit, 70% më shumë se sa merr Cristiano Ronaldo. Këto shpërblime nuk përfshijnë të drejtat e imazhit, të cilat janë të rezervuara për shfrytëzim të plotë, as bonuset. /Gazeta Olle/

Image result for messi