“Bombë” nga Batatina: Gjyqtarët na dëmtuan qëllimisht, këto klube punojnë pas shpinës së Llapit

Llapi pretendon se u dëmtua ndaj Trepçës ’89 për një gol të rregullt dhe një penallti.

Në fakt, xhirimet televizive dhe diskutimet në studiot televizive në vend, iu kanë dhënë të drejtë ankesave të llapjanëve, përcjellë “GazetaOlle.com”.

E dëmtimi që iu bë Llapit ndaj Trepçës ’89, trajneri Tahir Batatina pretendon se ishte i qëllimshëm.

“Kam qenë i ri dhe kur kam shkuar në luftë, 20-vjeçar, babai më tha që armikut gjithmonë duhet t’i qëndrosh përballë dhe nëse vdesësh do të shkosh shehit”, tha fillimisht Batatina në emisionin Arena në Tribuna Channel.

Batatina u shpreh që rivalët që i punojnë pas shpine Llapit, duhet t’i dalin përballë.

Por, për cilat skuadra e ka fjalën trajneri kampion i vjeshtës?

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu. /Gazeta Olle/

tahir batatina