“Bomba” e mbrëmjes: Zhdrella dhe Osmani bashkohen te skuadra e Superligës?

Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani duket se do të rikthejnë partneritetin në fazën ofansive.

Dyshja pritet të jetë pjesë e Llapit në sezonin e ardhshëm, përcjellë Gazeta Olle.

Ata janë takuar me ish-pronarin e KF Hysit, Hysen Sadikun.

Fotoja është dërguar në adresë të gazetës nga burime të afërta me Llapin.

Llapi e kishte zyrtarizuar rinovimin e Zhdrellës, por ky i fundit e kishte mohuar akordin.

Ndryshe, Osmani është pjesë e Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua në elitë. /Gazeta Olle/