“Bomba” e mbrëmjes, trajneri lider paraqet dorëheqjen

Këtë herë nuk bëhet më fjalë për një shkarkim nga Partizani, por ishte vetë trajneri Lerda që ofroi dorëheqjen.

E gjitha kjo erdhi pas sherrit të djeshëm që trajneri italian pati me ndihmësin Dritan Mehmeti.

Në nerva e sipër Lerda nuk ka pritur më gjatë, por ka kërkuar largimin nga Partizani.

Drejtuesit e klubit e kanë qetësuar trajnerin italian dhe nuk e kanë pranuar vendimin, pasi ishte në gjakënxehtësi e sipër. Gjithashtu me të është komunikuar se do të diskutohet kjo temë në një moment tjetër.

Kjo është ajo që raporton “Report tv”, ku pavarësisht se tek të kuqtë janë munduar që të mbajnë të fshehur gjithçka që ndodh brenda klubit, përplasjet po dalin në dritë si kurrë më parë. /SE