‘Bomba’ e mbrëmjes, Milan e transferon këtë top-futbollist (FOTO)

Milan ka nisur që ta mendojë për edicionin e ardhshëm, përcjellë Gazetaolle.com nga mediat italiane.

Futbollisti i Atalantës, Franck Kessie, i cili në edicionin e fundit ka shkëlqyer në Serie A, nesër do t’i kryejë testet mjekësore te skuadra kuq e zi.

Kessié, Foto LaPresse

20-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Milanin, pas përfundimit të testeve mjekësore.

Milan do të derdhë në arkat e Atalantës 28 milionë euro për futbollistin nga Bregu i Fildishtë.

Mesfushori Franck Kessie është kërkuar me ngulm edhe nga shumë klube më zë në Evropë. /Gazetaolle.com