‘Bomba’ e Erdoganit: Ozil bëri mirë që u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë

Vazhdon të vlojë çështja e tërheqjes së Mesut Ozil nga Gjermania. Një çështje që ka përfshirë edhe politikën gjermane, ndërkohë që së fundi ka reaguar edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ishte pikërisht fotoja me këtë të fundit e Ozil që solli gjithë polemikat.

Pas reagimit të Ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gul, i cili mbështeste Ozilin, ka folur edhe Presidenti turk Erdogan:

“Kam folur në telefon me të. Vendimi i tij është mjaft patriotik dhe për këtë dua t’i puth sytë. E mbështes vendimin e tij dhe gjermanët nuk mund të fshihen”, – tha Erdogan. Ky qëndrim i tij me siguri do të sjellë shumë reagime nga Gjermania.

Lojtari shpjegoi pas vendimit se ka dy zemra, një gjermane dhe një turke. Por patriotizmi i tij është diskutuar shumë. Pse Ozil nuk e ka kënduar kurrë himnin gjerman? Në çfarë mënyre ai mund ta tregojë anën gjermane? Shumë dyshojnë se ai ka zgjedhur të luajë për Gjermaninë, sepse më këtë ekip mund të arrinte diçka.