“Bomba” e ditës: Tre super-futbollistët kosovarë tregojnë sa paga iu ka mbetur borxh Feronikeli

Tre ish-futbollistët e Feronikelit, Mentor Zhdrella, Ardian Limani dhe Labinot Osmani, kërkojnë që sa më shpejtë klubi nga Drenasi të paguajë djersën e tyre!

Përmes një letre të hapur drejtuar redaksisë së Gazetës Olle, treshja ka kërkuar që Feronikeli t’i kryejë obligimet financiare, që nuk i ka bërë ende.

Feronikeli nuk iu ka dhënë ende dy paga lojtarëve në fjalë.

feronikeli

Më poshtë e keni reagimin e plotë të lojtarëve.

“Si ish-futbollistë të KF Feronikelit, duam që publikisht të reagojmë ndaj këtij klubi me motivin se nuk na janë kryer obligimet nga sezoni i kaluar, madje jemi të veçuar nga shumë ish-bashkëlojtarë tjerë, sepse shumicës prej tyre u janë kryer obligimet, ndërsa ne jemi thellësisht të zhgenjyer me tretmanin në fund të stinorit të kaluar!

Duke e parë situatën momentale në klubin e Feronikelit, jemi të detyruar të reagojmë dhe të paralajmërojmë për herë të fundit përgjegjësit e gjithë kësaj, përndryshe do t’i drejtohemi organeve kompetente, veprim ky jo i vullnetshëm, por i detyruar tashmë!

Obligimet në fjalë janë të konsiderueshme në rrethanat tona, ku jemi të dëmtuar me dy rroga mosdhënie si dhe një pjesë e marrveshjes së kontratës (kjo e fundit ndaj futbollistit Ardian Limani)! Presim mirëkuptim nga ana e tyre , ose të dalin publikisht të sqarojnë situatën, nëse borgji do të trashëgohet apo të mbetet ai i mëparshmi!

Sqarim: Disa herë kemi tentuar të marrim përgjigjje nga njerëzit kompetent, por kemi hasur në vesh të shurdhër! Prandaj, kjo ishte zgjidhja jonë e fundit”, thuhet aty.

Ndryshe, Zhdrella tani është pjesë e Llapit, Limani është kthyer te Drita, ndërsa Osmani luan për Vushtrrinë. /Gazeta Olle/

Zhdrellaardian limani prishtina drita

Osmani