Bojku: Ja pse u larguan disa lojtarë

Anëtari i kryesisë së Trepçës ’89, Ilir Bojku ka folur për lëvizjet e fundit në skuadrën e tij.

Ai thotë se tashmë skuadra do të punojë me lojtarë të rinj për atë edhe janë liruar disa lojtarë.

“Strategjia e klubit është që të punojmë me lojtarë të rinj. Mbetet të shihet nëse do të kemi sukses apo jo. Deri më tash e kemi transferuar Mërgim Pefqelin dhe Leotrim Troshupën, kurse në ditët në vijim do të këtë edhe përforcime të tjera”, ka thënë për Gazetaolle.com, Ilir Bojku.