Bogdani “spiunon” Conten: Ja çfarë më tha për Shqipërinë

Ish-bomberi i kombëtares sonë, Erjon Bogdani zbulon disa detaje shumë interesante në një intervistë për “Panorama Sport”.
Erjoni zbulon disa detaje pikante nga biseda me Conten.“Ai është një trajner që e njoh mirë dhe një njeri që kam një marrëdhënie mjaft të mirë me të. Ai është një profesionist në punën e tij, jo vetëm për atë që shfaq gjatë ndeshjes, por i vuan takimet shumë më pas. Nëse ai punon shumë përpara një ndeshjeje, po aq shumë mendon edhe pasi ka përfunduar takimi. Madje, pas ndeshjes në Xhenoa patëm edhe një bisedë.

Ndërkohë që më pas Bogdani tregoi edhe për përshtypjet që strategu italian ka për kombëtaren tonë.

Mendim absolutisht pozitiv. Ai më tha se ne kemi një Kombëtare që ka lojtarë të shumtë që luajnë në kampionate prestigjioze, madje edhe në Serinë A. Gjithashtu më tha edhe se ishte impresionuar nga dëshira e treguar e lojtarëve në fushë. Sipas tij, Shqipëria ka lojtarë që mund të vënë në vështirësi çdo skuadër.