Blerta vë themelet e akademisë që ëndërron, por dy nxënëset e para i ka të huaja

Blerta Kaçiu ka angazhimet më të mëdha gjatë ditëve të vikendit, si futbolliste e Hajvalisë dhe gjyqtare e gjeneratave të reja. Por në të njëjtat ditë ajo gjen kohë edhe për një punë tjetër që ka të bëjë me sportin që e do.

Kaçiu, 24-vjeçare, të shtunën dhe të dielën për një orë e gjysmë është edhe trajnere e dy vajzave amerikane që jetojnë në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Natasha (14) dhe Zoe (11) ka më shumë se një vit që stërviten nën urdhrat e Kaçiut, e cila është caktuar nga skuadra e Hajvalisë për ta kryer këtë detyrë. Amerikanet hapat e parë të futbollit tashmë i kanë përvetësuar dhe ëndërrojnë të kenë karrierë në këtë sport.

Komunikimi i Kaçiut me lojtaret amerikane bëhet në gjuhën angleze dhe futbollistja e Hajvalisë është e kënaqur me zhvillimin e tyre, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për to në këtë sport.

blerta 12