Blerimi mund të bëhet baba në një datë interesante (FOTO)

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviç ka emëruar listën e futbollistëve për takimin kualifikues ndaj Estonisë më 27 mars dhe ndeshjen miqësore me SHBA-të më 31 mars. Në mesin e tyre, futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili është në pikëpyetje.

Ai pritet që në ditën që do të luaj Zvicra takimin me estonezët të bëhet baba për herë të parë në jetë, nga lidhja me Erjonën.

“Unë dhe trajneri do të diskutojmë situatën edhe një herë në detaje. Dua të jam në takimin me Estoninë në gjendjen më të mirë. Sa të lind e dashura ime unë menjëherë jam në aeroplan”, tha Xhemaili për ‘Blick’.

Fëmiu i parë i cili pritet të jetë djalë do të lind në Stamboll, ku Xhemaili është njëri ndër yjet e Galatasarayit./Sporti1.com/

bl blerim xh kr