Blerand Stavileci ka disa fjalë për triumfin e Prishtinës

Presidenti i Klubit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci nuk ishte në Pejë ku u mbajt finalja por tashmë ka uruar duke thënën se ekipi e tij nuk di ndryshe, vetëm të fitojnë.

Stavileci thotë se Prishtina kanë lindur kampionë dhe si të tillë do të sillen kudo dhe kurdo.

Ja postimi i tij: 

P R I S H T I N A I M E

Në gjakun bardhekaltërt rrjedhin vetëm fitoret, kupat, titujt.

Urime Prishtinë, Urime Plisa, Urime Ekipi Im i Zemrës. Ju dua deri në vdekje.

Kampionë të Kosovës, Kampionë të Ballkanit, e së shpejti edhe të Evropës.

Ne nuk dimë ndryshe, pos të fitojmë.

Fitoren e kemi jo vetëm synim, po detyrim, sepse kemi lindur kampionë dhe si të tillë sillemi kudo dhe kurdo