Blerand Kurtishaj e fiton ‘Këpucën e Artë’

Blerand Kurtishaj, futbollist i Trepçës ’89 nga Mitrovica, është shënuesi më i mirë në elitë.

Ai me dy gola që shënoi në barazimin 2:2 me Vushtrrinë, u shpall shënuesi më i mirë për edicionin e sivjetshëm, duke lënë Kastriot Rexhën e Besës në vendin e dytë me 17 sosh. Sulmuesi Kurtishaj është fitues i ‘Këpucës së Artë’.