Bler Thaçi, 15-vjeçari që luan me ekipin e parë të KEK-ut

KEK-u është i mbushur me talentë, të cilëve ua japin rastin që në moshën e re të inkuadrohen në ekipin e parë.

Madje, njëri nga ta që me 15 vjetët e tij është bërë pjesë e seniorëve, është mesfushori Bler Thaqi.

Ai vitin e kaluar ishte shpallur talenti më i mirë për grupmoshën U-15 në Rajonin e Prishtinës.

“Nga mosha 5-vjeqare kam filluar të luaj futboll në shkollën e futbollit KF KEK-u, por kam qenë edhe në Turqi, në kampin e talentëve në Galatasaray. Kur isha në Turqi, mora një lajm shumë të gëzueshëm, pasi që isha shpallur lojtari më i mirë në Regjionin e Prishtinës”, u shpreh Thaçi për GazetaOlle.com.

“Tani si 15 vjeçar jam në ekipin e parë të KEK-ut, ku kam shënuar edhe disa gola dhe për këtë ndihem shum mirë. Merita për këtë ka qenë e familjes, pastaj edhe e trajnerëve, të cilët më kanë përkrahur gjithnjë. Meritë shumë të madhe ka edhe Gen Zeqiraj, i cili në çdo lojë më ka përkrahur dhe më ka motivuar shumë”, shtoi talenti nga Obiliqi, i cili shpreson se në të ardhmen do të bëhet lojtar i famshëm.

bler thaqi