Bledi Shkëmbi debuton me fitore te Liria

Para rreth 300 shikuesve, Liria ka mundur Onixin, 2:0, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.

Në ndeshjen që trajenrët e të dyja ekipeve (Shkëmbi e Metaj) provuan të gjithë futbollistët, Liria fitoi me golat e Florent Avdylit e Mevlan Zekës.

Liria, qe superiore tërë kohën, duke patur edhe disa raste të tjera shënimi.

Në lojën e Lirisë, u vërejt një frymë dhe taktikë e re, e cila do të përpunohet në vazhdim të përgatitjeve.Liria të hënën udhëton për Ohër.

liria