Bledi Shkëmbi, Bernard Berisha dhe Liridon Latifi ndodhen në Gjenevë për një qëllim të përbashkët

Skenderbeu kërkon sot në Gjenevë heqjen e dënimit me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane si dhe heqjen e gjobës prej 1 milionë eurosh. Seanca ka nisur në orën 10 në Komisionin e Apelit të EUFA-s.

Përveç avokatëve zviceranë që përfaqësojnë skuadrën e korçarëve janë të pranishëm dhe 5 futbollistë dhe ish-futbollistë të skuadrës.

Sabien Lilaj është lojtari i kërkuar nga vet Komisioni i Apelit të UEFA-s, ndërkohë që emrit të tij i janë bashkuar për këtë seancë të sotme mesfushori Nimaga, ish-kapitenin Bledi Shkëmbi, sot trajner i Lirisë së Prizrenit, ish-lojtarët Bernard Berisha, sot lojtar i Groznit në kampionatin rus, si dhe Liridon Latifi, sot lojtar i Akademisë Pushkash në Hungari.

Avokati zviceran që përfaqëson Skënderbeun, Jean-Cédric Michel ka kërkuar që përpara UEFA-s të ketë sa më shumë lojtarë që të dëshmojnë për dyshimet që kanë inspektorët e UEFA-s për ndeshjet e përfshira në raportet e tyre.

Sot do të jetë vetëm seanca dëgjimore, ndërkohë që vendimi mund të zbardhet në ditët në vazhdim.

komisioni1