Bledi Shkëmbi bën tatuazh interesant (FOTO)

Ish-kapiteni i Skënderbeut dhe trajneri aktual i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, ka bërë një tatuazh në pulpën e këmbës së tij të majtë.

Ai në këtë mënyrë ka treguar të gjithë karrierën e tij.

Tatuazhi tregon një numër 10 dhe një futbollist.

Ai është i shoqëruar nga përshkrimi “Një jetë”, çka simbolizon gjithë karrierën e ish-mesfushorit me numrin 10 mbi shpatulla.

Liria e Shkëmbit luajti sot miqësore ndaj Tiranës.

Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stermasi” përfundoi 3:3.

shkembi1