Blanc: “Iu dhamë leksion dy herë”

Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, deklaroi pas kualifikimit të marrë ndaj Chelseat, se skuadra e tij e meritoi të shkojë tutje. “Ne luajtëm si dëshiruam. Nuk e kishim parashikuar të luajmë 10 kundër 11, prandaj ishte e vështirë. Por, djemtë dhanë shumë për të fituar lojën dhe PSG ishte më e fortë. Ne luajtëm më mirë se ata”, tha Blanc.

Ai komentoi edhe kartonin e kuq të Ibrahimoviqit. “Nuk mund të ndryshojmë gjërat tani, ajo që është e rëndësishme është se ne mposhtëm Chelsean me lojë, atje dhe këtu”, shtoi ai. (Gazeta Olle)