Blakqori po e vuan ngjyrën e kuqe!

‘Gardiani’ i Llapit, Armend Blakqori në xhiron e kaluar për herë të parë në karrierën e tij, u ndëshkua me kartonë të kuq.

Blakqori është duke e vuajtur pa masë një fakt të tillë. “Dua që nëpërmjet gazetës tuaj, t’u kërkojë falje të gjithë tifozëve të Llapit për kartonin e kuq. Ai është i pari për mua në karrierë.”, ka thënë Blakqori.

Ai u ndëshkua në ndeshjen Llapi – Lepenci (1:1). Blakqori gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Hysin e Feronikelin.