Biznesmeni Hevzi Badalli e ndihmon Hajvalinë

Biznesmeni kosovar që jeton dhe punon në Zvicër, Hevzi Badalli, është përkujdesur që ta ndihmojë skuadrën e Hajvalisë për festat e fundvitit.

Badalli ka dërguar disa topa për klubin nga paralagjia e Prishtinës.

Trajneri i hajvaliasve, Ismet Munishi, e ka falënderuar përzemërsisht Badallin nëpërmjet GazetaOlle.com.

Badalli e ka ndihmuar në vazhdimësi Hajvalinë dhe pritet që edhe në të ardhmen ti qëndrojë pranë këtij klubi.

Hajvalia në këtë edicion po ‘lufton’ për titullin e kampionit.