“Bisha” i pandalshëm: Vedat Muriqi shënon edhe golin e dytë

Vedat Muriqi ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshje ndaj Kasimpasa.

Tashmë futbollisti i Kosovës ka gjetur golin në minutën e 44-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.

Kurse golin e parë e kishte shënuar në minutën e 4-të.

E veçanta e dy golave janë se kanë ardhur nga penalltia.

Muriqi sot rival ka futbollistin tjetër kosovar, Loret Sadiku i cili po luan si startues në këtë takim.