Biletat për të parë Kosovën mund t’i gjeni në ‘tregun e zi’, ja ku po shiten me të madhe

Pak ditë na ndajnë nga dy ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës që do t’i zhvillojë në fund të këtij muaji.

Djelmoshat e Bernard Challandes ndeshjen e parë pas Ligës së Kombeve do ta zhvillojnë ndaj Danimarkës, ndeshje kjo e karakterit miqësor që do të zhvillohet më 21 mars.

Ndërsa, katër ditë më pas do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve për kampionat evropian “Euro2020”.Edhe për këto dy ndeshje, interesimi për të shikuar nga afër përfaqësuesen ka qenë i jashtëzakonshëm, duke u shitur biletat brenda pak orësh.Biletat janë shitur përsëri në sistemin online përmes platformës ‘tiks.app’, por kjo nuk e ka ndalur tregun e zi të lulëzojë.

Në ueb-sajtin “MerrJep”, tashmë kanë filluar të shiten biletat për këto dy ndeshje, madje në çmime shumë më të larta.