Biletat për ndeshjen me Bullgarinë dalin sot në shitje, ja në çfarë ore

Me 25 mars Kosova fillon fazën kualifikuese për Euro 2020.

“Dardanët” si kundërshtar të parë në këto kualifikuese do ta kenë Bullgarinë në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë shumë i madh dhe kërkesat për bileta do të kapërcejnë kapacitetin e stadiumit.

Indeksonline mëson se biletat për ndeshjen me Bullgarinë do të dalin në shitje sot në ora 16:00.

Ato do të mund të sigurohen online në “tiks.app”.

Gjithashtu mësohet se biletat për ndeshjen miqësore me Danimarkën janë shitur pothuajse të gjitha.