Biletat Bullgari – Kosovë shiten në FFK

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit për të blerë bileta për takimin Bullgari- Kosovë, që zhvillohet më 10 qershor në Sofje, se biletat mund t’ i blejnë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, njofton FFK, raporton Gazeta Olle.

Pasi që biletat janë pronë e Federatës bullgare, personat që bëjnë blerjen e biletave duhet të sjellin me vete një kopje të letërnjoftimit. Çmimi për 1 biletë është 15 euro (i vendosur nga Federata Bullgare e Futbollit). Sasia e biletave është e limituar.

Blerja e tyre mund të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga data 29.05.2019 nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:30-16:00.