Bilbao ‘flladitë’ Realin

Athletic Bilbao e ka mposhtur Real Madridin në derbin e skuadrave të urryera, me rezultat minimal 1:0.

Në minutën e 27-të, Aduriz i Bilbaos, pas një shkëputje spektakolare ka shënuar një gol të bukur me kokë nga rreth 12 metra për 1:0.

Në pjesën e dytë më së shumti golit iu afrua Gareth Bale, goditja e të cilit nga distanca u ndal nga shtylla vendëse.

Reali mbetet me 61 pikë në krye të tabelës, vetëm dy më shumë se Barcelona që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://www.youtube.com/watch?v=aMev1Cm10B4