Bie ortek bore në Brezovicë, i zë dy skitarë

Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar se në Brezovicë ka rënë një ortek bore në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”, ku kanë qenë duke skijuar dy persona.

“Kemi marrë informacion nga Qendra e Skijimit në Brezovicë se ka rënë një ortek në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës” dhe dy të rinjë fatkeqësisht kanë qenë duke skijuar në këtë vend. -Fatmirësisht dy të rinjtë janë gjetur njëri i gjallë kurse për tjetrin ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore”, njoton FSK, raporton Gazeta Olle.

Federata Skitare e Kosovës kërkon që në këto kohë të bëhet kujdes për shkak të borës së madhe