Bet 365 tallet me penalltinë e Kane të pritur nga Muriq

Arijanet Muriq ia prishi serinë pozitive të Harry Kanet në gjuajtjet nga penalltitë.

Portieri i Kosovës priti penalltinë e sulmuesit anglez në ndeshjen e mbrëmshme, Angli – Kosovë, 5:3.

“Harry Kane ka shënuar 14 penallti radhazi. Pastaj ai takoi Arijanet Muriqin e Kosovës”, ka shkruar “bet365.com”.


Sidoqoftë, Kane shënoi një gol gjatë ndeshje.