Besnik Kollari zbulon talentët e së ardhmes tek Përfaqësuesja U17 (VIDEO)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U17, Besnik Kollari, ka folur për grumbullimin e fundit të mbajtur gjatë kësaj jave në Durrës të Shqipërisë.

Nga 15 janari ata do të marrin pjesë në turneun e Turqisë, derisa në grup ndodhen me Turqinë, Rumaninë dhe Kazakistanin.

I ftuar në emisionin Arena në Tribuna Channel, bashkë me talentin Albin Prapashtica, njëherit sulmues i 2 Korrikut, Kollari zbuloi edhe disa prej talentëve të diasporës, të cilët pritet të jenë e ardhmja e Përfaqësueseve tona.