Besnik Hasit iu plotësua dëshira

 Besnik Hasi me Anderlechtin e tij do të luajë në Ligën e Evropës ndaj Tottenham Hotspur, Monaco dhe Qarabagun e Azerbajxhanit.

Edhe pse është short i vështirë, atij i është plotësuar një dëshirë e madhe.

“Preferoja para shortit të mos luanim me ndonjë ekip rus, për shkak të të ftohtit që mbretëron atje. Nuk do të jetë lehtë as tani, por ne e kemi dëshmuar se mund të luajmë mirë kundër skuadrave të mëdha, prandaj na duhet të luajmë mirë edhe në Ligën e Evropës”, deklaroi Hasi.